2015-02-17 15:06:48

Komunikatë e Kongregatës së Kishave Lindore, në lutje për të krishterët koptë


Anëtarët e Kongregatës për Kishat Lindore, të mbledhur sot paradite në sesionin e tyre të zakonshëm, në praninë e Fortlumturisë së Tij, Ibrahim Sidrak, patriark kopto-katolik, bashkojnë zërin me ngushëllimet e Atit të Shenjtë drejtuar Shenjtërisë së Tij Tawadros dhe mbarë popullit egjiptian në çastin tragjik të vrasjes së 21 besimtarëve kopto-katolikë, në Libi. Ndërsa ia besojnë Zotit shpirtrat e të vdekurve e luten për ngushëllimin e familjeve, i drejtojnë Zojës së Bekuar, Mbretëreshë e paqes, lutjen që t’u nxjerrë nga Zoti hirin e shndërrimit të zemrave të njerëzve të dhunshëm, ta ndihmojë bashkësinë ndërkombëtare të marrë vendime të urta e t’u dhurojë popujve të Lindjes së Mesme dhe Ukrainës, pajtimin dhe rikthimin e bashkëjetesës e të paqes afatgjatë.







All the contents on this site are copyrighted ©.