2015-02-17 10:20:37

Danimarkë: të krishterë e myslimanë, së bashku në dhimbje


Anëtarët e grupit të kontaktit ndërmjet myslimanëve e të krishterëve, përbërë prej njerëzve të zgjedhur nga bashkësitë myslimane e kishat e krishtera daneze, “u tronditën thellë nga ngjarjet e Kopenhagës”. E shprehin shqetësimin shpirtëror përmes një komunikate, botuar të nesërmen e atentatit, që i kushtoi jetën dy njerëzve. Në sulmin e parë, kundër një takimi mbi blasfeminë, për kujtim të masakrës në redaksinë e gazetës satirike franceze Charlie Hebdo, në Østerbro, mbeti i vrarë një nga pjesëmarrësit; në të dytën, pak orë më pas, pranë sinagogës në qendër të qytetit, humbi jetën një nga rojet e ndërtesës së kultit hebraik.
Sulmet, atentat kundër njerëzimit
“Viktimat dhe familjet e tyre janë në mendimet tona e në lutjet tona”, lexohet në mesazhin, rimarrë nga agjencia Sir, që e inkurajon bashkësinë e Danimarkës “për solidaritet”. Si të krishterë, e kemi për zemër demokracinë dhe të drejtën e mledhjes, për të shkëmbyer opinione e për ta praktikuar fenë tonë, pa frikë se mund të humbasim jetën. Dokumenti i quan sulmet “atentate kundër njerëzimit”. Duke kujtuar se të dyja palët besojnë në një Zot të vetëm, që fton për pajtim, anëtarët e grupit të përbashkët shkruajnë akoma: “Jemi të gjithë bijtë e Abrahamit e duhet ta ndihmojmë e ta mbështesim njëri-tjetrin. Prandaj e ndjejmë si një trup i vetëm dhimbjen për humbjen e dy njerëzve në Østerbro e në familjen hebreje”.








All the contents on this site are copyrighted ©.