Françesku: të varfrit shtohen, kërkohet një hov i ri solidariteti
Numri gjithnjë në rritje i të varfërve, kërkon nga ne një hov të ri solidariteti.
Këtë theksoi Papa gjatë audiencës me shoqatën bamirëse “Pro Petri Sede”, në Vatikan.
Françesku nënvizoi se me rastin e Kreshmëve, që po fillojnë, të krishterët janë të
thirrur të vihen në shërbim të të tjerëve, posaçërisht të më nevojtarëve. Na bëjnë thirrje,
të varfrit, kujtoi Papa, duhet, prandaj t’i ndihmojmë gjithnjë. Shkoi pikërisht
tek të varfrit, mendimi i Papës, në sa priste shoqatën bamirëse “Pro Petri Sede”,
duke kujtuar se vetëm dy hapa larg Vatikanit, ashtu si në skutat më të humbura të
Tokës, ka njerëz, të cilëve u mungon gjithçka e nevojshme për jetën e shtrijnë dorën
për ndihmë. Kërkojnë, por edhe japin. Ashtu, të dërmuar nga jeta, ata shpesh janë
dëshmitarë të vlerave më të fisme njerëzore, të dashurisë për të afërmin, të solidaritetit,
të gëzimit, që varfëria nuk arrin ta shuajë. Prej këndej, Papa kërkoi të fitohet
mbi indiferencën dhe egoizmin, të mësohet nga të varfrit e të mos mungojnë kurrë lutjet
për paqen, me besim se politikanët do ta gjejnë rrugën e dialogut. Ati i Shenjtë
e falënderoi fort shoqatën për dhuratën, që i bëri Pasardhësit të Shën Pjetrit, dhuratë,
e cila shndërrohet menjëherë në ndihmë konkrete për popullsitë e vëna në prova të
rënda, ndër vise të ndryshme të botës.