2015-02-13 14:33:31

“Ndriçoj më pak”: shuhen edhe dritat e Kupolës së Shën Pjetrit


Kremtohet sot edicioni i 11-të i “Ndriçoj më pak”, fushatë ndërkombëtare për kursimin e energjisë elektrike, organizuar nga transmetimi radiofonik Caterpillar i Radiodue, nën kujdesin e Parlamentit Evropian. Me këtë rast do të shuhen shumë drita, në të katër anët, simbol i kursimit. Ndërmjte tyre, nga ora 20.30, deri në orën 21.30, edhe drita e Kupolës së Shën Pjetrit. Një orë simbolike, që na kujton të gjithëve vlerën e ndriçimit e kujdesin për ta kursyer energjinë elektrike, të cilën jo të gjithë e gëzojnë.







All the contents on this site are copyrighted ©.