2015-02-13 11:13:54

Papa emëron mons. Arellano Përfaqësues të Vatikanit pranë Fao-s


Papa Françesku ka emëruar meshtarin spanjoll, monsinjor Fernando Chica Arellano, vëzhgues të ri të përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë Fao-s, Ifad e Pam, do të thotë pranë organizatave të Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë me seli në Romë.
51 vjeç, Mons Arellano më 2002 hyri në shërbimin diplomatik të Vatikanit, ka shërbyer në Nunciaturën Apostolike në Kolombì, në Përfaqësinë Papnore pranë OKB-së në Gjenevë e në Seksionin e Çështjeve të Përgjithshme të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, ku ka punuar deri tani në rangun e Këshilltarit të Nunciaturës.
Lindur në Mengibar (Spanjë) më 24 qershor 1963.
Shuguruar meshtar më 19 prill 1987.
Inkradinuar në dioqezën Jaén.
Doktoratën në Teologjinë Dogmatike.
Flet spanjishten, italishten, anglishten e frëngjishten.







All the contents on this site are copyrighted ©.