2015-02-13 16:52:28

Një presidente e re për Spitalin romak të Krishtit Fëmijë


Emër i njohur, ky i spitalit romak të Krishtit fëmijë. I njohur në të katër anët e botës, nga prindër e fëmijë të sëmurë e të pasëmurë, që vijnë këtu për t’u shëruar, ose për t’i parandaluar sëmundjet, sepse spital i pararojës në të gjitha drejtimet. I njohur edhe nga shumë familje shqiptare, që u pritën me krahë hapur, kur trokitën me fëmijët e sëmurë në krahë, e dolën me fëmijë të shëruar për dore. Të gjithë, prindër e fëmijë ardhur nga zonat më të humbura të Shqipërisë, me ndihmën e misionarëve katolikë, që jetojnë në gjirin e popullsive më nevojtare.
Ky është spitali pediatrik i Krishtit Fëmijë, që tani ka në krye të punës imprenditoren nga Novara, Mariella Enoc, ish-zëvendës-presidente e Cariplos, e vlerësuar lart edhe për përtëritjen e spitalit Valduce të Komos.
Mbi bazë të dekretit, nënshkruar nga kardinali Pietro Parolin, sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së Tij, doktoresha u emërua për tri vjet, 2015-2017, në krye të admnistratës së kësaj Qendre Shëndetësore të Vatikanit, ku përkunden shpresat për jetën.







All the contents on this site are copyrighted ©.