2015-02-13 14:33:17

Merkel do të takohet me Papën më 21 shkurt


Kancelarja gjermane Angela Merkel do të jetë në Romë më 21 shkurt, për t’u takuar me Papën Françesku në një vizitë private. Lajmin e jep zëdhënësi i qeverisë së Berlinit, Steffen Seibert, sipas njoftimit të agjencisë Bloomberg.
Në program, shpjegoi Seibert, do të jetë dialogu ndërmjet feve, globalizimi, kriza ndërkombëtare e roli i Evropës në botë. Papa Françesku e Merkel janë takuar një herë tjetër më 2013.
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vijë në Romë nga Parisi, ku më 20 shkurt do të takojë Presidentin francez Hollande për të diskutuar rreth presidencës gjermane në G7 e për zhvillimet në Ukrainë.







All the contents on this site are copyrighted ©.