2015-02-13 16:53:15

Benedikti XVI, i pranishëm në Koncistorin për krijimin e 20 kardinajve


Benedikti XVI e priti me kënaqësi ftesën e Françeskut për të marrë pjesë në Koncistorin e zakonshëm publik, që do të mbahet nesër, në orën 11.00, në Bazilikën e Shën Pjetrit, për krijimin e 20 kardinajve të rinj.
Papa i nderit mori pjesë edhe në Koncistorin e 22 shkurtit 2014, për krijimin e 19 kardinajve të rinj. Me atë rast Françesku e pati përshëndetur me përzemërsi Benediktin i cili, me një gjest përvujtërie, pati hequr kësulën e bardhë nga koka. Pasoi një përqafim vëllazëror, që u shoqërua me duartrokitje të stuhishme nga të pranishmit.







All the contents on this site are copyrighted ©.