Atë Lombardi: kohë jo të shkurtëra për reformën e Kuries
Drejtuesi i diskutimeve të Kuries, nuk do të jetë figurë e shquar. E tha drejtori
i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi, në takimin kushtuar Këshillit
të Kardinajve, që përfundoi dje dhe Koncistorit, që filloi sot paradite. Nuk
parashikohen kohë të shkurtra për reformën e Kushtetutës Apostolike Pastor Bonus mbi
Kurien Romake. Por, të dëgjojmë vetë atë Federiko Lombardin:
“Nuk mund
të thuhet se jemi në horizontet e përfundimit të shpejtë të këtij dokumenti, sepse
duhet të fitojë pjekurinë, të finalizohet shumë mirë, edhe në këndvështrimin teologjik
e kanonik, e edhe të studiohet në të gjitha hollësitë. Prandaj kohët janë mjaft të
gjata. Nga ana tjetër, kur u hartua Kushtetuta, puna u krye me kujdesin më të madh,
duke thirrur edhe kanonistët e teologët. U fol edhe për krijimin e dy dikastereve
të ardhshëm, njëri për laikët, familjen e jetën; tjetri për bamirësinë, drejtësinë
e paqen. Që të dy do të përfshijnë disa këshilla papnore. Përjashtohet mundësia që
në krye të dikasterit të parë të jetë një laik. Ende për t’u përcaktuar më me hollësi,
figura e moderatorit të Kuries, saktësoi atë Lombardi: “Nuk mendohet për ndonjë
figurë plotësuese, por për përfshirjen e kësaj detyre të koordinimit e të moderimit,
në detyrat e Sekretarisë së Shetit”. Rreth 165 kardinaj, të ardhur në Romë dhe
dymbëdhjetë diskutime, sot paradite. Disa pohuan se është e nevojshme të procedohet
kolegjialisht në marrjen e vendimeve, të tjerë folën për rolin e laikëve e të formimit
të tyre profesional e shpirtëror. Pati edhe nga ata, që kërkuan më shumë lëvizje në
radhët e personelit të zyrave të ndryshme të Kuries, ndërsa ndonjë tjetër pohoi se
duhen respektuar përgatitja profesionale dhe kompetencat.