Presidenti Shqipërisë Nishani sqaron qëndrimin rreth ambasadorit në Vatikan
Mediat në Shqipëri shkruajnë rreth debatit lidhur me propozimet, emërimet e dekremtimet
e ambasadorëve të vendit. Nishani: Zhiti nuk shkon në Vatikan, foli për inkuizicion
nga kisha. Presidenti Shqipërisë Bujar Nishani ka deklaruar se nuk do të emërojë
asnjë , nëse Qeveria nuk e konsulton më parë me të kandidaturën. Për të ky është detyrim
Kushtetues dhe kërkon që të respektohet. Siç shkruajn mediat shqiptare.
President,
politika është përfshirë në një debat dhe ju jeni në qendër të këtij debati lidhur
me emërimin e ëve, lidhur me ligjin e ri të Shërbimit të Jashtëm. Ka pasur reagime
me kandidaturën e Visar Zhitit, të cilin qeveria e ka propozuar në Vatikan. Cili
do të ishte komenti juaj? Ju e keni dhënë një sqarim në konferencën e fundit për shtyp
që nuk e keni me emrin e zotit , por e keni me mungesën e konsultimeve nga ana e qeverisë,
ndërkohë që Ministri i Jashtëm e interpreton Kushtetutën se nuk është i domosdoshëm
konsultimi. Jemi në një rast analog me e emërimit të ministrave. Si Kryetar i Shtetit
dhe si President i Republikës, cili është komenti juaj lidhur me gjithë këto zhvillime:
me Shërbimin e Jashtëm dhe me çështjen e ëve?
"Qëndrimi im ka qenë konstant
dhe i pandryshueshëm, gjithmonë referuar më së pari respektit ndaj Kushtetutës, respektit
ndaj Institucionit të Presidentit të Republikës, respektit ndaj ligjit, por edhe në
interes të zgjidhjes të çështjeve shtetërore, në interes jo thjesht të një individi
të caktuar, kushdo qoftë ai, dhe pavarësisht pozicionit që ka në hierarkinë shtetërore,
por në respekt të integritetit dhe të përmbushjes së misionit të shtetit . Kështu
që dhe në e dekretimit të ëve kam një qëndrim të pandryshueshëm në këtë rast, përsa
kohë përfaqësoj Institucionin e Presidentit të Republikës, që pavarësisht se në mënyrë
të përsëritur i kam kërkuar qeverisë shqiptare që të gjitha propozimet për ë, të cilët
përfaqësojnë shtetin janë emërtesë e Kreut të Shtetit , duhet të konsultohen paraprakisht
me qëllim që gjatë kësaj konsulte të shmangen problematika që mund të shfaqen me një
kandidaturë apo me një tjetër dhe mbi të gjitha, për të rakorduar dhe konkluduar se
cilat janë kriteret, cilat janë veçoritë dhe aftësitë e një individi të caktuar, cilat
janë mundësitë që reflekton një individ i caktuar për të shërbyer në një shtet të
caktuar në interes të përmbushjes së çështjeve tona kombëtare, në interes të përmbushjes
së objektivave të shtetit dhe në interes të rritjes së miqësisë dhe forcimit të marrëdhënieve
me shtetet ku shkojnë për të shërbyer. Pra, nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimit të
Presidentit të Republikës në mbrojtje të çka përcakton Kushtetuta e vendit, në ruajtje
të standardeve që kemi arritur dhe natyrisht në mbrojtje të dinjitetit dhe interesit
të shtetit dhe kjo është e pandryshueshme. Fakti që qeveria shqiptare ka vijuar edhe
në e fundit me një grup propozimesh të sjella në Institucionin e Presidentit për
dekretim në injorim tërësisht të këtyre kërkesave të përsëritura dhe të frymës së
Kushtetutës dhe detyrimit të tyre, Presidenti i Republikës tashmë nuk mund të tolerojë
më qëndrime të tilla, të cilat shkojnë në kundërshtim me frymën e Kushtetutës, shkojnë
në një praktikë dhe platformë të injorimit dhe të mosrespektit të Institucionit të
Presidentit të Republikës, i cili mbetet Kreu i Shtetit ".
A mund të themi
që nuk do të shkojë si në Vatikan? Ka pasur një debat në Komisionin e Politikës
së Jashtme ku pati një propozim unanim të politikës që të mos refuzohet kjo kandidaturë.
"Unë
e kam shprehur dhe herë të tjera: Nuk ka të bëjë aspak me emrin e zotit . dhe tre-katër
kandidatura të tjera, sepse nuk është vetëm ajo e zotit , por janë disa kandidatura,
kanë ardhur tek Presidenti i Republikës pa u konsultuar, pa marrë mendime përse secili
prej tyre duhet të jetë në një vend të caktuar, cilat janë karakteristikat që ata
kanë, cilat janë avantazhet që ata kanë për ta përmbushur misionin e tyre me sukses.
Pra, ky mbetet objektivi kryesor i asaj që unë i kam cilësuar si konsulta. Për më
tepër që është Presidenti i Republikës ai që i emëron ët e Shqipërisë në vendet e
tjera. Qëndrimi i Komisionit të Jashtëm është një qëndrim legjitim, në mbështetje
të të drejtës së tij. Deputetët tërësisht janë në të drejtën e tyre për të vendosur,
për të gjykuar. Natyrisht, kompetenca e emërimit është e Presidentit të Republikës.
Në gjykimin e deputetëve shumë gjëra edhe unë i ndaj me ta, në disa të tjera kam pikëpamje
të ndryshme. Unë e quaj jokorrekte që një kandidat për në Vatikan të shprehet publikisht
duke e konsideruar Kishën si inkuizitore. Ky është një qëndrim, i cili mund të
krijojë një keqkuptim në raportet e Shqipërisë me Vatikanin. Unë mendoj që raportet
e respektit reciprok të Shqipërisë me të gjitha vendet duhet të jenë mjaft të kujdesshme
dhe të vlerësueshme, veçanërisht në e Vatikanit, duke mos harruar që në tërësi Vatikani
ka një karakteristikë shumë më të veçantë me të gjitha vendet e tjera, është i pakrahasueshëm
me vendet e tjera. Shteti i Vatikanit nuk është një Republikë, as parlamentare dhe
as presidenciale. Shteti i Vatikanit nuk është as një Monarki. Shteti i Vatikanit
është një Seli e Shenjtë, për më tepër që ka qenë pranë ëve në momente shumë të rëndësishme
të historisë sonë duke dhënë një ndihmesë të paçmuar në daljen e Shqipërisë nga sistemi
i tmerrshëm i komunizmit. Mos harrojmë që para pak kohësh Papa Françesku e njoftoi
publikisht vizitën e tij në Shqipëri në një moment kur diskutohej statusi i vendit
kandidat për në Bashkimin Evropian dhe ishte një moment ku kishte mjaft vende skeptike
për të vlerësuar Shqipërinë si një vend kandidat për në Bashkimin Evropian dhe mesazhi
i Papa Françeskut ishte një mesazh, i cili u pasua me adresime të drejtpërdrejta të
tij duke i konsideruar Shqipërinë dhe ët si një pjesë të rëndësishme të kulturës evropiane.
Të mos harrojmë që para pak kohësh Papa Françesku ftoi dhe priti në Vatikan Presidenten
e Kosovës, një mesazh shumë i qartë politik në respekt të të drejtave të vetëvendosjes
së popullit në Kosovë. Unë besoj që shteti , në tërësi dhe në veçanti, dhe pikërisht
edhe për këto qëndrime miqësore, mbështetëse që Vatikani ka ofruar gjatë gjithë historisë
Shqipërisë dhe ëve meriton që ne të trajtojmë një respekt të veçantë në sjelljen tonë
diplomatike, në sjelljen tonë institucionale dhe shtetërore. Gjithsesi çështja e debatit
natyrisht është një çështje që u takon individëve dhe unë si President nuk mund të
futem. Mund të garantoj që shteti është një shtet laik. Laicitetin e shtetit nuk
mund dhe nuk do ta cenojë kurrkush, por nga ana tjetër Shqipëria nuk është një vend
ateist, për më tepër që ateizmi është provuar në të shkuarën si një platformë me
probleme dhe me pasoja shumë të rënda për të gjitha besimet, për të gjithë qytetarët
ë në tërësi, për jetën, liritë dhe të drejtat e qytetarëve ë. e ëve unë natyrisht
do ta trajtoj në mënyrë korrekte, të drejtë, të gjithë njësoj, në respekt të së drejtës
sime kushtetuese dhe mbi të gjitha në të drejtën e mbrojtjes së imazhit të integritetit
të Institucionit të Presidentit të Republikës që përfaqëson çdo qytetar të këtij vendi
dhe interesit të shtetit. Interesi i shtetit është mbi gjithçka".
Ligji
për shërbimin diplomatik po diskutohet në komisionet parlamentare. A do të sugjeronit
që të përfshihej specifikisht dhe çështja e konsultimit apo do të prisni momentin
e shprehjes suaj me dekret për këtë ligj kurdo që ai të vijë tek ju?
"Çështjen
e konsultës e ka përcaktuar Kushtetuta. Çështjen e konsultës ia ka dhënë të drejtën
e kërkesës Presidentit që në momentin kur emërtesa e ëve i është lënë Presidentit
të Republikës. Çështja e konsultës është pikërisht për të shmangur problematika të
tilla. Nëse do të kishte pasur një konsultë edhe për më të fundit që është diskutuar
në Komisionin e Jashtëm parlamentar, do t’i kisha sugjeruar dhe do të vazhdojë t’i
sugjeroj qeverisë që nisur nga vlerat që ka si një njeri i kulturës, si një qytetar
i devotshëm i vendit, si një intelektual mund të emërohej dhe mund të emërohet në
Itali; Konsull i Përgjithshëm në Milano; mund të emërohet në Francë si një vend i
kulturës dhe kur gjithmonë jemi përfaqësuar nga njerëz të artit dhe kulturës. Pra,
synimi dhe qëllimi i realizimit të këtyre konsultave ka qenë dhe kjo mbetet, të diskutohen
vlerat individuale dhe ato në përshtatje me karakteristikat dhe veçoritë që ka një
vend i caktuar nga një vend tjetër në raport me interesat që ka Shqipëria, ato kombëtare,
ato shtetërore dhe interesin e përgjithshëm që është forcimi dhe çuarja përpara e
zhvillimeve dhe marrëdhënieve me shtete të ndryshme. Ligji është një çështje që i
përket Kuvendit, por mbi gjithçka mbizotëron Kushtetuta dhe Kushtetuta është mjaft
e qartë kështu që nuk ka vend për dyzime në zbatimin e Kushtetutës nga ana e Presidentit
të Republikës".
President, ky ishte aktualiteti, megjithatë ditën e djeshme
Tirana u trondit nga tre shpërthime që dyshohet të jenë të lidhura më njëri-tjetrin,
një prej të cilëve ishte pikërisht në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm.
Tahiri e ka quajtur si sulm ndaj tij, jo ndaj familjarëve të tij, si një akt terrorist,
edhe mazhoranca të tillë e ka konsideruar. Keni pasur një reagim dhe ju lidhur me
këtë çështje gjatë ditës së djeshme. Çfarë do t’i shtonit asaj që ju keni shprehur?
Si e konsideroni ndodhinë e tre shpërthimeve në Tiranë dhe lidhur me këtë situatë
kur qeveria theksoi që vjen si përgjigje e luftës së saj kundër krimit, kundër trafikantëve
të drogës?
"Unë e ripërsëris qëndrimin tim të dënimit me ashpërsi të atyre
akteve kriminale, akte të cilat mund të drejtohen ndaj çdo qytetari. Të gjithë qytetarët
janë të barabartë për t’u mbrojtur dhe për të pasur garancinë e sigurisë. Lufta ndaj
krimit të organizuar është një prioritet shumë i madh. Unë kam shprehur dhe shqetësime
të herëpashershme për agresivitetin që ka shfaqur krimi, veçanërisht ai i organizuar,
kohët e fundit në Shqipëri dhe pikërisht kjo është arsyeja që vazhdoj të inkurajoj
dhe të mbështes maksimalisht të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit për bashkëpunim,
bashkërendim dhe për punë profesionale. Të largohen tërësisht nga ngarkesat politike
dhe ngarkesa politike duhet të largohet dhe të mos interferojë në punën e agjencive
të zbatimit të ligjit. Politikanët duhet të bëjnë detyrat e tyre në hartimin e politikave,
të cilat i përshtaten përballjes me sukses të sfidave që duhet të bëjnë më pas agjencitë
e zbatimit të ligjit, profesionistët, në bashkëpunim me partnerët. Shoh që beteja
me krimin e organizuar do të jetë një betejë e gjatë në Shqipëri, por unë jam optimist
që ajo do të jetë një betejë e fituar nga shteti, do të jetë një betejë e fituar nga
qytetarët ë, do të jetë një betejë e fituar nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe
në këtë rast si President i Republikës do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen time maksimale
institucionale dhe individuale të eksperiencës sime, të qëndrimeve të mia publike
dhe politike si institucion në mbështetje të të gjithë këtij angazhimi të profesionistëve,
të bashkëpunimit të tyre me partnerët dhe të rritjes së garancisë dhe sigurisë së
jetës për çdo qytetar". (nga /albeu.com/ ) më 11/02/2015