Me 11 shkurt Kisha kremton festën e Virgjërës Mari të Lurdës.
Me 11 shkurt kalendari Kishtar kremton festën e Virgjërës Mari të Lurdës. Kjo
festë e Zojës së Bekuar të Lurdës bazohet në 18 shfaqjet e vegimet të cilat i pati
14-vjeçarja Bernadete Soubirous në hapësirën e kohës prej 11 shkurt deri më 18 korrik
të vitit 1858. Ajo kishte parë në një shpellë shkrepi pranë qytezës Lurdë, në
jugun e Francës. Ajo kishte parë një “grua të zënë pa mëkat”, e cila, sipas Bernardette
kishte pasur tesha të bardha, lule të verdha tek të të dyja këmbët, ashtu siç ishte
edhe rruzarja e saj. Sipas Bernardetes, Zoja e Lurdit kërkonte t’i ndërtohej një
kishëz, të bëheshin procesione, pendime dhe lutje për kthimin e mëkatarëve. Për një
kohë të shkurtër, Lurdi u bë njëri ndër vendet më të mëdha të shtegtimit (çdo vit
shko mblidhen atje më se rreth 2 milion shtegtarë dhe vizitorë) ku ndodhin mrekulli
të ndryshme.
Papa Piu X (1903 –1914) më 13 dhjetor të 1907, e zgjeroi këtë
festë për tërë Kishën, e cila në fillim vlente vetëm për Kishën vendore, si përkujtim
në shfaqjen e parë nënës së Zotit në Lurd. Thirrej edhe Festa e Shfaqjes së Zojës
së Papërlyer, Dita e Gruas sonë të dashur nga Lurdi. Reforma e re e vitit 1969 e mori
për festë të tërë Kishës si festë të paurdhëruar.
Dëftimet apo shfaqje private
nuk i përkasin detyrimisht përmbajtjes së fesë apo të besimit, por përkundrazi “ato
në Kishë lënë përshtypjen e e dhuntisë së mëtutjeshme dhe të karizmave. Këto dhunti
dhe karizma, në Kishë, në situata të caktuara ndërmjetësojnë frymëzime të vendosura,
impulse dhe ndihmë për njëmendësimet në kohën e duhur të zbulesave të pashtershme
dhe kohë pas kohë edhe të pambërrishme të Krishtit” (Leo Scheffczyk). Kjo festë
nuk ka përmbajtje historike, por Maria vetë është përmbajtja e kësaj feste.
Mari,
Nënë e Papërlyer e Lurdit, Ti nëpër thjeshtësinë e Bernardetes na thirre të
bëjmë pendesë dhe të lutemi për mëkatarë, bëj që të heqim dorë nga krenaria, e
cila është shkaku kryesor i të gjitha mëkateve. Ti, duke iu zbuluar rishtas botës
sonë, dëshiron t’u afrohemi sa më shumë të vërtetave të Birit tënd dhe t’i
njëmendësojmë ato në jetë. Prandaj, nxjerri hire të qenurit tonë, që të bëhemi
sa më tepër dashamirë të Birit tënd. Amen!