2015-02-10 16:57:03

Këshilli Nëntë Kardinajve diskuton reformën e Kuries Romake në pragun e Koncistorit


Këshilli i nëntë kardinajve, i cili u mblodh dje e sot në Vatikan, në praninë e Papës Françesku, shqyrtoi gjendjen e Këshillit Papnor të Kulturës dhe të mediave të Vatikanit. Në takimin e sotëm me gazetarët, drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi lexoi deklaratën për Ukrainën, por foli edhe për këtë takim, në vazhdën e reformave të Kuries Romake.
“Dje pasdite – shpjegoi atë Lombardi – u dëgjua kardinali Gianfranco Ravasi mbi Këshillin Papnor të Kulturës e mbi vendin që duhet të zërë dikasteri”. Nuk ka pasur rezultate përfundimtare.
Ndërkaq, sot paradite, u fol për mediat vatikanase. “U dëgjua imzot Paul Tighe, që është sekretar i Këshillit Papnor të Komunikimeve Shoqërore – informoi atë Lombardi – për paraqitjen e një ‘raporti të përkohshëm’, pra të një raporti të parë të punës së Komisionit për mediat vatikanase”. Edhe në këtë rast, nuk u paraqitën rezultate përfundimtare.
Pjesa tjetër e kohës iu kushtua përgatitjes së relacionit, që do të mbahet të enjten gjatë Koncistorit të kardinajve për reformën e Kuries.







All the contents on this site are copyrighted ©.