2015-02-10 12:01:06

Kisha e shën Piut X rrezikon të shkatërrohet. Flet don Giuseppe de Guglielmo


Dje, ju informuam mbi rrezikun që kisha e shën Piut X dhe Qendra baritore katolike e Elbasanit, për të cilat kujdesen orioninët, të shkatërrohen. Problemi është i zakonshëm në Shqipëri: toka i është shitur Kishës Katolike nga shteti shqiptar menjëherë pas komunizmit, kur shteti ishte pronar i tokës, pavarësisht se ia kishte shpronësuar pronarit të vjetër.
Jo vetëm kaq, por autoritetet i kanë dhënë Kishës lejen për ndërtim, me anë të së cilës janë ngritur kisha e shën Piut X dhe Qendra baritore, e cila nuk u shërben vetëm katolikëve, por gjithë popullsisë.
Në vitin 2007, pronari i truallit kërkon tokën e problemi shkon në gjyq, deri në vendimin e 5 shkurtit të Gjykatës së Kasacionit, e cila i kthen truallin pronarit, të lirë nga ndërtesat. Pra kisha dhe qendra duhen shkatërruar. Sot, i telefonuam përgjegjësit të bashkësisë orionine në Elbasan, don Giuseppe de Guglielmo, i cili e sqaron më tej çështjen, që, sipas Marrëveshjes së Selisë së Shenjtë me shtetin shqiptar, duhet të zgjidhet me një Komision të përbashkët…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.