2015-02-10 18:03:19

Emigrantët: L’Osservatore Romano, tragjedi evropiane


Ajo që ndodhi dje në detin e Lampedusës ka qenë një “tragjedi evropiane” megjithëse, “Brukseli premton angazhime më të mëdha në luftën e trafikantëve” të emigrantëve. Kështu shkruan sot L’Osservatore Romano duke i kushtuar hapësirë të madhe asaj të cilën e quan “tragjedi e pafund e detit” që është konsumuar dje pasdite, kur një sinjal alarmi u dha nga një barkë emigrantësh që po fundosej në brigjet e Libisë.
“Në momentin kur erdhën ndihmat, shtatë emigrantë kishin vdekur nga të ftohtit – kujton gazeta e Selisë së Shenjtë – të tjerët njëzetepesë kanë vdekur gjatë transportit në motovedetta të rojave bregdetare italiane (Guardia costiera italiana).







All the contents on this site are copyrighted ©.