2015-02-09 14:39:36

Rrezikon të shkatërrohet Kisha katolike e Elbasanit


Që prej vjetësh, terreni në të cilin ngrihen Kisha katolike e Shën Piut X dhe Qendra baritore e Elbasanit, për të cilat kujdesen misionarët orioninët, kanë probleme gjyqësore për shkak të pronësisë së tokës. Gjithçka dukej se do të zgjidhej me anë të Komisionit të përbashkët ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Kishës katolike, siç parashikohet nga Marrëveshja me Selinë e Shenjtë, ndërkaq, një Komision i Gjykatës së Kasacionit të Tiranës, mbledhur më 5 shkurt, mori vendim përfundimtar, duke hedhur poshtë pretendimet e Kishës Katolike e të Avokaturës së Shtetit për çështjen.
Vendimi, në çastin që bëhet zbatues, e detyron Kishën të lirojë terrenin nga ndërtimet, duke shkatërruar kështu kishën shën Piu X dhe Qendrën baritore, për t’ia kthyer të zotit.
Sipas komunikatës së Veprës së don Orionit, terreni i është shitur Kishës Katolike para 20 vjetësh nga shteti shqiptar.
Kisha dhe Qendra u ndërtuan këtu pas marrjes së lejes së ndërtimit nga organet kompetente lokale. Përurimi i tyre u bë në vitin 1997. Në vitin 2007, një qytetar shqiptar kërkoi kthimin e pronës së vjetër të familjes së tij e Gjykata ia njohu. Kisha katolike e shën Piut X është e vetmja famulli katolike në një zonë prej 125 mijë banorësh e tani rrezikon të shkatërrohet, denoncojnë orioninët.







All the contents on this site are copyrighted ©.