2015-02-09 14:40:03

Dy fjalë për jetëshkrimin e kardinajve të rinj: Imzot Karl-Joseph Rauber


Imzot Karl-Joseph Rauber (Karl-Josef Ruber), kryeipeshkëv titullar i Giubalziana-s, Nunc Apostolik, lindi në Nürnberg, në dioqezën e Mamberg-ut, më 11 prill 1934.
Pasi u diplomua më 1950, në St.-Michaels-Gymnasium të Benediktinëve në Metten, studioi teologjinë dhe filozofinë në Universitetin e Mainz-it.
U shugurua meshtar në Katedralen e Mainzit, më 28 shkurt 1959.
Më 1962 u transferua në Romë për të marrë doktoratën në Drejtësi Kanonike pranë Universitetit Papnor Gregorian e, më pas, hyri në Akademinë Papnore Kishtare.
Nisi shërbimin diplomatik pranë Selisë së Shenjtë më 1 tetor 1966, duke shërbyer, së pari, në Sekretarinë e Shtetit, ku vijoi të punojë deri më 1977, për të kryer, më pas, detyrën e përgjegjësit të seksionit gjerman. Vijoi të shërbente në Nunciaturën Apostolike në Belgjikë e në Greqi, për t’u ngarkuar, më vonë, me punë pranë Përfaqësisë Papnore në Ugandë.
Më 18 dhjetor 1982 u emërua Pro-Nunc Apostolik në Ugandë dhe u zgjodh Kryeipeshkëv titullar i Giubalziana-s. Mori shugurimin ipeshkvnor më 6 janar 1983.
I rikthyer në Romë nga misioni në Ugandë, nga 22 janari 1990, deri më 16 mars 2003, qe Kryetar i Akademisë Papnore Kishtare.
Më 16 mars 1993 u emërua Nunc Apostolik në Zvicër e në Lihtenshtajn.
Më 25 prill 1997 vijoi shërbesën si Nunc Apostolik në Hungari e Moldova.Më 22 shkurt 2003 u emërua Nunc Apostolik në Belgjikë e në Luksemburg, duke e përfunduar mandatin në qershor-korrik 2009.







All the contents on this site are copyrighted ©.