2015-02-06 11:51:11

Papa Françesku do t’i flasë Kongresit amerikan më 24 shtator


Më 24 shtator të këtij viti, Papa Françesku do t’i flasë Kongresit të SHBA-ve në Uashington, në një asamble të të dyja Dhomave. Lajmi u dha nga zëdhënësi i Kongresit, John Boehner, dhe u konfirmua nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Françesku do të jetë Papa i parë që do të flasë në Capitol Hill. “Në një çast pështjellimi global – pohoi Boehner – mesazhi papnor për mëshirë dhe dinjitet njerëzor mallëngjen njerëz të të gjitha feve dhe origjinave. Mësimet e tij, lutjet dhe shembulli i tij i madh na sjellin ndërmend se gjërat e thjeshta janë bekim e na kujtojnë detyrimet tona të ndërsjella”. Në udhëtimin e tij në SHBA-të, Ati i Shenjtë do të shkojë edhe në Nju Jork e Filadelfia, ku do të kremtohet Takimi Botëror i Familjeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.