2015-02-06 13:56:41

Dy fjalë për jetëshkrimin e kardinajve të rinj: imzot Luigi de Magistris


Imzot Luigi de Magistris, Kryeipeshkëv-Titullar i Novës, Pro-Pendestar i Madh nderi, lindi në Cagliari, më 23 shkurt 1926.
U shugurua meshtar më 12 prill 1952, me inkardinim në Kryediqezën e Cagliari-t.
Kreu studimet filozofike e teologjike në Universitetin Papnor Lateranens.
Nga viti 1952 ushtroi shërbesën kishtare në Kryedioqezën e tij, me detyra të ndryshme.
Nga 1 tetori 1958 shërbeu pranë Selisë së Shenjtë si sekretar i Universitetit Lateranens.
Nga shkurti 1959, pranë Kongregatës për Doktrinën e Fesë, si ndihmës-noter një herë, si hartues përmbledhjesh filozofike, teologjike e juridike, më pas.
Në shkurt 1969 u transferua si minutanteal (funksionar i Kancelarisë vatikanase, i ngarkuar me përpilimin paraprak të letrave, brevave etj.) pranë Këshillit për Punët Publike të Kishës.
Nga 2 maji 1979 ishte drejtues i Pendestarisë Apostolike.
Më 6 mars 1996 u emërua Ipeshkëv titullar i Novës, për t’u shguruar më 28 prillin e mëpasëm.
Më 22 nëntor 2001 u emërua Pro-Pendestar i Madh, detyrë që vijoi ta kryente deri më 7 tetor 2003.
Ka qenë edhe Këshilltar i Kongregatave për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve, të Çështjeve të Shenjtorëve, të Ungjillëzimit të Popujve, të Klerit e të Komisionit Papnor “Ecclesia Dei”.







All the contents on this site are copyrighted ©.