2015-02-05 15:15:27

Çështja e klimës, në bisedimet e Papës me presidentin e Kiribatit


Papa Françesku priti sot në audiencë presidentin e Republikës së Kiribatit 1, Anote Tong, i cili më pas u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Shenjtërisë së Tij, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot Paul R. Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.“Gjatë bisedimeve të përzemërta, njofton një komunikatë e Sallës vatikanase të Shtypit, u theksua më shumë çështja e mbrojtjes së ambientit dhe ajo e ndryshimeve klimaterike, pasojat negative të të cilave mbi vendin, ashtu si edhe mbi vendet e tjera, janë vërtet shqetësuese”.Lidhur me këtë, u shpreh dëshira që, me rastin e COP-21, Konferencës së Parisit kushtuar klimës, parashikuar për dhjetorin e ardhshëm, “bashkësia ndërkombëtare të marrë masa të përbashkëta edhe efikase për ta përballuar këtë sfidë”.
1 Republika e Kiribatit- shtet i pavarur ishullor në Oqeanin Paqësor









All the contents on this site are copyrighted ©.