Dy fjalë për jetëshkrimin e kardinajve të rinj: Imzot Soane Patita Paini Mafi
Imzot Soane Patita Paini Mafi, ipeshkëv i Tongës (Ishujt e Tongës), lindi
më 19 dhjetor 1961 në Nuku’alofa, në ishullin e Tongatapu, dioqeza e Tongës. Studimet
e Teologjisë dhe të Filozofisë i kreu pranë Seminarit rajonal të Paqësorit, në Fixhi. U
shugurua meshtar më 29 qershor 1991. Pas shugurimit meshtarak shërbeu si famullitar
i Ha’apai (1992-1994) e Mëkëmbës i Përgjithshëm e famullitar në Nuku’alofa, nga 1995
në 1997. Për dy vjet, nga 1998 në 1999, kreu studimet e larta në Psikologji pranë
Kolegjit Lojola, në SHBA. Si u rikthye në atdhe, shërbeu si Famullitar në Houma
(1999-2000); më pas, si Profesor e formues në Seminarin rajonal të Paqësorit, në Fixhi
e, nga viti 2003, si Zëvendës-Rektor i të njëjtit Seminar. Më 28 qershor 2007 Ati
i Shenjtë Benedikti XVI e emëroi ipeshkëv–ndihmës të Tongës (Mbretëria e Tongës) Nga
viti 2010 është Kryetar i Konferencës ipeshkvnore të Oqeanit Paqësor. Me cilësinë
e Kryetarit të kësaj Konference ipeshkvnore, mori pjesë në Asamblenë e Jashtëzakonshme
të Sinodit të Ipeshkvijve kushtuar familjes (tetor 2014).