Thirrje e Papës për Ukrainën: të marrë fund dhuna vëllavrasëse
Në audiencën e përgjithshme, Papa Françesku bëri përsëri thirrje për paqe në Ukrainë. Edhe
një herë, mendimi i Atit të Shenjtë shkoi me dhimbje tek populli i dashur ukrainas.
Për fat të keq, pohoi, situata po keqësohet e kundërvënia ndërmjet palëve, po rëndohet
gjithnjë më shumë. “Lutemi sidomos, për viktimat, ndërmjet të cilave, shumë civilë,
e për familjet e tyre e i kërkojmë Zotit të marrë fund sa më shpejt dhuna vëllavrasëse.
Përsëris thirrjen time që të bëhet çdo përpjekje e mundshme, edhe në nivel ndërkombëtar,
për rifillimin e dialogut, udha e vetme e mundshme për të risjellë paqen e harmoninë
në këto troje të martirizuara. Pastaj, jasht tekstit zyrtar, Papa shtoi: “Vëllezër
e motra, kur dëgjoj fjalët ‘fitore’ ose ‘disafatë’ ndjej një dhimbje të madhe, një
trishtim të madh në zemër. Nuk janë fjalë të drejta, e vetmja fjalë e drejtë është
‘paqe’. Vetëm kjo është fjalë e drejtë. Unë mendoj për ju, vëllezër e motra ukrainase…
Po ju a nuk mendoni se kjo është luftë ndërmjet të krishterëve! Ju të gjithë keni
të njëjtin pagëzim! Po luftoni të krishterë kundër të krishterëve. Mendojeni këtë,
këtë shkandull! E të lutemi të gjithë, sepse lutja është protesta jonë para Zotit
në kohë lufte”.