2015-02-03 11:35:30

Papa Françesku: ta dëgjojmë Ungjillin e jo telenovelat, Jezusi është shpresa jonë.


Kundrimi i përditshëm i Ungjillit na ndihmon të kemi shpresën e vërtetë. Këtë nënvizoi Papa Françesku në homelinë e Meshës së mëngjesit kremtuar në Shtëpinë e Shën Martës në Vatikan, duke na mësuar uratën e kundrimit. Ati i Shenjtë Bergoglio nxiti përsëri besimtarët ta marrin çdo ditë në dorë Ungjillin, edhe vetëm për 10 minuta, për të biseduar me Zotin, e të mos humbasin kohë duke shikuar telenovela apo duke dëgjuar thashethemet e të afërmit. Kështu Papa propozon “uratën kundruese”, përqendrimin e “vështrimit tonë mbi Jezu Krishtin” e mbi Ungjillit, e të mos humbasim kohë pas “thashethemeve” e “telenovelave” të kota .







All the contents on this site are copyrighted ©.