2015-02-03 14:13:31

Ju kumtojmë lajmin e mirë: leximi i Ungjillit të Markut


Me rubrikën radiofonike të së martës “Ju kumtojmë lajmin e mirë”, me priftin shqiptar, dom Marjan Palokën, vijojmë leximin e Ungjillit të Markut, kësaj here ndalemi te kreu 8,14 -22. Këtu kemi rrëfimin që flet për Jezusin, i cili lidhë së bashku thënien që ka të bëjë me tharmin e farisenjve e të Herodit, me një qortim të fortë drejtuar dishepujve për mangësinë e kuptimit të tyre të domethënies së shumëzimit të bukëve. E megjithë mrekullitë e bëra nga Jezusi, Farisenjtë e Saducenjtë kërkojnë shenja të reja për të treguar e dëshmuar se ai vjen nga Hyji. Jezusi denoncon sjelljen e bashkëkohësve të tij, që janë të shkathtë të interpretojnë shenjta atmosferike me qëllim të parashikimit të kohës, por janë të paaftë t’i interpretojnë shenjat e kohëve, me fjalë tjera faktet e thëniet e tij. Këndej ftesa e Jezusit drejtuar dishepujve të ruhen nga tharmi i farisenjve dhe i Herodit e t’i lexojnë e kuptojnë shenjat e mbretërisë së Hyjit. Po ta dëgjojmë komentin e dom Marjanit.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.