2015-02-03 14:54:10

Dy fjalë për jetëshkrimin e kardinalit të ri Imzot José Luis Maestrojuán


Imzot José Luis Lacunza Maestrojuán (Hozè Luis Lakunca Maestrohuan), O.A.R. (Ordo Augustinianorum Recollectorum) ipeshkëv i David (Panamá), lindi në Pamplonë të Spanjës, më 24 shkurt 1944.
Studimet i kreu në seminarin e vogël Shën Hosedei të Agostinianinëve në Artieda. Ndoqi, më pas, kurset filozofike në Saragozë e ato teologjike, në seminarin e madh Agostinian të Zojës së Ngushëllimit, në Pamplonë.
Kushtet e përhershme rregulltare në Urdhërin e Agostinianëve Recolletti i bëri më 16 shtator 1967. Meshtar u shugurua më 13 korrik 1969, në Pamplonë.
Rreth dy vjet më pas u dërgua në Panama, ku shërbeu si Rektor i Kolegjit të Shën Agostinit, Rektor i Universitetit Santa Maria la Antiguae dhe kryetar i Federatës së shkollave katolike.
U emërua ipeshkëv titullar i Partenies dhe ndihmës i Panamasë, më 30 dhjetor 1985 e u shugurua ipeshkëv më 18 janar 1986.
Më 29 tetor 1994 Ati i Shenjtë Gjon Pali II e emëroi ipeshkëv të Chitré.
Më 2 korrik 1999 qe emëruar Ipeshkëv i David.
Ka qenë kryetar i Konferencës ipeshkvnore të Panamasë për dy mandate (2000-2004 e 2007-2013).







All the contents on this site are copyrighted ©.