Papa kryeson Meshën Shenjte për Ditën Botërore të jetës së kushtuar rregulltare
Sonte, duke nisur nga ora 17.30, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, Papa Françesku
do të kremtojë Meshën, në festën e Paraqitjes së Zotit në Tempull, në përkim me Ditën
botërore të jetës së kushtuar rregulltare. Mesha do të fillojë me ritin e bekimit
të qirinjve, kryesuar nga Papa. Ati i Shenjtë, duke mbajtur në dorë një qiri, do
të drejtohet, me procesion drejt Elterit të Dëshmimit, i ndjekur nga një turmë e madhe
rregulltarësh e rregulltaresh, që do të marrin pjesë në procesion me qirinj të ndezur
në duar: është Festa e Zonjës së Qirave!