2015-02-02 17:10:34

Kryeipeshkvi Gallagher takon trupin diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë.


Sot paradite, më 2 shkurt, në bibliotekën e Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, kryeipeshkvi Paul R. Gallagher, Sekretar i ri për Marrëdhëniet me Shtetet, ka takuar trupin diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë, për t’u drejtuar ambasadorëve përshëndetjen e tij, me rastin e fillit të misionit të ri, në cilësinë e Ministrit të Jashtëm të Vatikanit. Paraardhësi i imzot Gallagher, tani kardinal i ri, Dominique Mamberti, më 8 nëntorin e kaluar u emërua nga Papa Prefekt i Gjykatës së Lartë të Sinjaturës Apostolike.







All the contents on this site are copyrighted ©.