2015-02-02 12:40:14

Dy fjalë për jetëshkrimin e kardinajve të rinj: Imzot Ricardo Blázquez Pérez


Imzot Ricardo Blázquez Pérez, kryeipeshkëv i Valladolid (Spanjë) lindi në Villanueva del Campillo (Avila), më 3 prill 1942.
Studimet i kreu në Seminarin e Vogël e të Madh të Avilës(1955-1967). Në vijim, mori Doktoratën në Teologji, pranë Universitetit Papnor Gregorian (1967-1972). Përveç bashkëpunimit në hartimin e shumë dokumenteve të Konferencës Ipeshkvnore Spanjolle, botoi shumë libra e artikuj kushtuar Teologjisë.
I shuguruar meshtar më 18 shkurt 1967, kreu këto detyra: Sekretar i Institutit Abulense (1972-1976); Profesor i Teologjisë(1974-1988) dhe Dekan (1978-1981) në Universitetin e Salamankës, ku qe Kanacelar i Madh nga viti 2000 deri më 2004.
I zgjedhur Ipeshkëv titullar i Gjermës së Galacisë dhe ndihmës i Santiagos së Kompostelës, më 8 prill 1988, u shugurua ipeshkëv më 29 majin e të njëjtit vit.
Më 26 maj 1992 u transferua në Palencia.
Më 8 shtator 1995 ishte Ipeshkëv i Bilbaos.
Më 13 mars 2010 Papa Benedikti XVI e emëroi Kryeipeshkëv Metropolit të Valladolid.
Kryetar i konferencës ipeshkvnore spanjolle nga marsi 2014, detyrë që e pati kryer edhe nga viti 2005 deri më 2008, nga viti 2008 deri më 2014 qe Zëvendës-Kryetar.
Në gjjrin e Konferencës Ipeshkvnore Spanjolle ishte njëherë anëtar (1988-1993) e pastaj Kryetar i Komisionit për Doktrinën e Fesë (1993-2003).
Me cilësinë e Kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore spanjolle, mori pjesë në Asamblenë III të Jashtëzakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve për Familjen (tetor 2014).







All the contents on this site are copyrighted ©.