2015-02-01 11:48:52

Dy fjalë për jetëshkrimin e kardinajve të rinj: Imzot Daniel Fernando Sturla Berhouet, S.D.B.


Imzot Daniel Fernando Sturla Berhouet (Daniel Sturla Berhuet) Salezian i Dom Boskos e kryeipeshkëv i Montevideos (Uruguai), lindi më 4 korrik 1959, në Montevideo. Pasi kreu studimet në Drejtësi civile pranë Institutit Gjoni XXIII, vijoi e kreu edhe studimet e Filozofisë dhe të Shkencave të Edukimit, në Institutin Miguel Rúa të salezianëve, në Montevideo.
Teologjinë e studioi në Institutin e asokoshëm Teologjik të Uruguait “Imzot Mariano Soler”, ku edhe u diplomua më 2006.
Hyri, më pas, në Institutin Salezian të Provincës së Uruguait, në fund të viteve ’60 të shekullit të kaluar. Ndoqi noviciatin në vitin 1979, ndërsa kushtet e përkohshme i bëri më 31 janar 1980.
Më 21 nëntor 1978 u shugurua meshtar.
Si meshtar kreu këto shërbesa: Mëkëmbës i Noviciatit e Pasnoviciatit salezian;
Drejtor i dëshirtarëve salezianë e Mjeshtër novicësh; Drejtor i Institutit Parauniversitar Gjoni XXIII dhe Profesor i Historisë së Kishës.
Më 28 tetor 2008 u emërua Inspektor salezian në Uruguai e, pak kohë më pas, u zgjodh Kryetar i Konferencës së Rregulltarëve të Uruguait.
Më 10 dhjetor 2011 Benedikti XVI e emëroi ipeshkëv titullar të Felbes dhe ndihmës të Montevideos(Uruguai).Në gjirin e Konferencës ipeshkvnore të Uruguait u ngarkua me detyrën e Përgjegjësit të Departamentit të Misioneve e të Laikëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.