2015-01-29 15:22:21

Shoah: në Vatikan, premiera e filmit “Papa Piu XII e hebrenjtë”


Më 2 mars, datë e lindjes së Eugenio Pacellit dhe e zgjedhjes së Tij në fronin të Shën Pjetrit, në Vatikan do të jepet premiera e filmit “Shades of Truth”(Errësimi i së vërtetës) kushtuar Papës Piu XII dhe hebrenjve, me regji të Lina Marabini-t. Në maj filmi do të paraqitet në Festivalin e Filmit, në Cannes, ndërsa në shtator, do të shfaqet në Filadelfia, me rastin e Takimit ndërkombëtar të Familjeve, në SHBA.
Filmi, njofton “L’Osservatore Romano”, u realizua përmes dëshmive të panjohura të disa hebrenjve të shpëtuar nga Papa Pacelli, Çështja e lumnimit të cilit vijon. Synon të tregojë sa e pathemeltë është legjenda e zezë, trilluar për heshtjen e Piut XII përballë tragjedisë së Shoah. “Piu XII ishte Schindler i Vatikanit”, deklaron regjisorja Marabini, duke kujtuar se Papa Pacelli shpëtoi më se 800 mijë hebrenj.








All the contents on this site are copyrighted ©.