Papa: pas dusheve, për të pastrehët arrijnë edhe berberët
Pas ndërtimit të banjove e të dusheve, për të pastrehët, nën Kolonatin e Shën Pjetrit,
Papa Françesku hap edhe një dyqan berberi. Këtu të pastrehët, që sillen rreth Vatikanit,
mund të qethin flokët e të rruajnë mjekrat. Nisma, realizuar nga Lëmoshtaria e Apostolike,
do të nisë më 16 shkurt, kur do të jenë gati edhe dushet. E kështu të pastrehët mund
të dalin andej të larë, të rruar e të qethur. Berberët do të punojnë të hënave, sepse
dita kur dyqanet e tyre janë të mbyllura. Kështu mund të bëjnë shërbim vullnetar në
ditën e tyre të lirë. E janë të shumtë berberët vullnetarë, të gatshëm për t’iu kushtuar
një vepre të tillë konkrete të bamirësisë. Kështu mjekroshët do të kenë një sallon
të mirëfilltë, dhuratë e Papës.