Mesazhi i Papës për Ditën e Paqes 2015 paraqitet edhe në Kosovë
Mesazhi i Papës për Ditën e Paqes 2015 paraqitet edhe në Kosovë. Të dëgjojmë informacionin
e Mrikë Ibrajt nga Prishtina...
‘Jo më skllevër
por vëllezër’, dihet se kjo është porosia e Papa Françeskut për vitin 2015, shpallur
me 1 janar në Ditën Botërore të Paqes, drejtuar jo vetëm Kishës Katolike por mbarë
njerëzimit. Në Kosovë, ky mesazh u shpalos me 26 janar në Rezidencën e Ipeshkvisë
në Prishtinë. Se Kisha Katolike e Kosovës është e njohur gjithmonë për promovim
paqeje në vend, ky fakt dihet, por për ta promovuar mesazhin e Papës në Kosovë këshilltari
i lartë i myftiut të Kosovës, Vedat Sahiti, kjo është një vlerë që se gjenë tjetër
kund, është një fakt i vlerësuar. ‘Sot kam një mision të vacantë, në një vend të vacantë
për të përcjell një mesazh nga një personalitet shumë i vacantë Papa Françesku’, kështu
nisi fjalën e tij Vedat Sahiti. Për vogëlsinë time, tha ai, kjo është sfidë e përgjegjësi
dhe ndjehem i privilegjuar për besimin që më ka dhënë paria e Kishës, vëllëzërit
e mi katolikë. Duke vlerësuar lartë figurën e Papa Françeskut dhe fjalën rrezatuese
të tij në vizitat nëpër botë, Sahiti më pas u ndal në përmbajtjen e mesazhit të vitit
2015 duke thënë se, këtë mesazh e vlerëson lartë sepse Ati Shenjtë përçon mesazhin
e vëllazërisë mes popujve në një kohë tepër të vështirë. Ai theksoi edhe aspektet
filozofiko-teologjike dhe humane, që siç tha, Papa ka prekë pikat ontologjike dhe
filozofike me një gjuhë shumë të drejtpërdrejtë dhe të kapshme që pranohen nga të
gjithë duke kërkuar impenjim dhe realizim në jetësimin e harmonisë vëllazërore. ‘’Sot
bota ka nevojë më shumë se kurrë, për këtë lidhje vëllazërie mes njerëzve’ theksoi
Vedat Sahiti, i cili çmoi lartë përkthimin e mesazhit në gjuhën shqipe sepse siç
tha, kisha përshtypjen se Papa direkt ju ka drejtuar popullit shqiptar.
Një
tjetër kumtesë u paraqit nga shkrimtari e publicisti Prend Buzhala, me temën: ‘Shkrimtarët
dhe mesazhi i paqes’. Në një fjalim të gjatë përmbajtësor, Buzhala tha edhe këtë se,
shkrimtarët e të gjitha letërsive kudo në rruzullin tokësor, që krijojnë letërsi
të mirëfilltë dhe që kanë formim estetik e etik, padyshim që, do ta nënshkruanin pa
hezitim këtë mesazh Papnor me parafrazën, po ashtu, jashtëzakonisht domethënëse e
kuptimplote "Jo më skllevër, por vëllezër", ani se mesazhi nuk u drejtohet krijuesve
ekskluzivisht sepse dihet se ata dhe artistet, vetvetiu personifikojnë paqen, lirinë
dhe drejtësinë njerëzore e shoqërore.
Lidhur me porosinë e Papës, në
diskutim u inkuadruan edhe intelektualë të tjerë të cilët si piktakim kërkuan që të
gjenden forma të ndryshme për të bërë ky mesazh jehonë më të madhe në popullin tonë
në Kosovë.
Të pranishmit, në fund i përshëndeti Shkëlqesia e tij, Imzot
Dodë Gjergji, duke thënë se me praninë tuaj, porosia e Papës zë fill këtu dhe është
duke u jetësuar në realitet.