2015-01-27 12:02:21

Dy fjalë për jetëshkrimin e kardinajve të rinj: Imzot Alberto SUÁREZ INDA


Imzot Alberto Suárez Inda, kryeipeshkëv i Morelias (Meksikë) lindi në Celaya më 30 janar 1939.
Kreu studimet kishtare në Seminarin e Morelias, më pas, pranë Universitetit Gregorian në Romë, ku u diplomua në Filozofi.
U shugurua meshtar më 8 gusht 1964, duke u inkardinuar në kryedioqezën e Morelias.
Kur u ngrit dioqeza e Celayes (13 tetor 1973), kaloi në radhët e klerit të qarkut të ri kishtar.
Më 5 nëntor 1985 u emërua ipeshkëv i Takambaros. Shugurimin ipeshkvnor e mori më 20 dhjetor të të njëjtit vit.
Më 20 janar 1995 Papa Gjon Pali II e emëroi ipeshkëv metropolit të Morelias (Meksikë).









All the contents on this site are copyrighted ©.