2015-01-25 10:57:18

Në vitin 2016 pasuria botërore do të jetë në duart e 1% të popullsisë


1% e popullsisë botërore do të jetë, në vitin 2016, më e pasur sesa pjesa tjetër, 99%. E nënvizon Oxfam, konfederatë e 17 organizmave jo qeveritare, që vepron në 100 vende të botës, në Raportin e botuar në prag të World Economic Forum, mbledhur nga 20 janari në Davos të Zvicrës.
Sipas dokumentit, nga viti 1970 deri më sot, sasia e taksave që paguajnë të pasurit është pakësuar në 29 nga 30 vende, ndërsa në çdo 10 vetë, 7 jetojnë në vende ku pabarazia është në rritje e sipër. Duhet ndryshuar mendja e zemra, tha në Filipine Papa, në një botë ku 1% e popullsisë do të ketë më shumë pasuri se 99%.
Madje që sot e ka në dorë 48%. Vitin e kaluar kishte 46%, dy vjet më parë, 44% . Po ecim, pra, me hapa vigane drejt varfërmit të plotë të pjesës më të madhe të popullsisë botërore, për t’ia lëshuar krejt pasurinë në dorë të kamurve, që kanë pasuri mesatare personale mbi 2 milion e 700 mijë euro, nësa Planeti ynë vijon të rrotullohet i uritur rreth boshtit të vet, në pritje që qeveritë të bëhen të vetëdijshme për fatin e 99% të banorëve. Ndërkaq satistikat tregojnë se nga nëntë banorë të tokës, të paktën një vuan nga uria. Duhen ligje të favorshme, për të dalë nga kjo gjendje. Duke pasur parasysh se kjo ndikon fuqimisht edhe mbi shëndetin e demokracive. Deri demokracitë po e ndjejnë gjithnjë më shumë urinë e këtyre përqindjeve marramendëse, që pasqyrohen ndjeshëm në jetën e përditshme. Sidomos në vendet ku jetohet me më pak se 1 dollar në ditë e ku pabarazia tashmë është shkandullisht e dukshme.
Për këto perspektiva tronditëse foli këto ditë në mikrofonin e Radio Vatikanit drejtori i Programeve të Oxfam, për Italinë, Alessandro Bechini, i cili, ndërmjet tjerash, vlerësoi lart fjalët e Papës gjatë shtegtimitt në Filipine, ku vuri fort theksin mbi pabarazinë, të cilën e quajti njollë mbi fytyrën e shoqërisë, duke kërkuar me forcë shndërrimin e mendjes e të zemrës, kthesën e madhe e ecjen me një hap tjetër…

Përgjigje: - Shpresoj të mos mbetet i padëgjuar… Besoj se Papa Françesku e ka nënvizuar shumë herë, gjatë papnisë së tij, temën e pabarazisë e është tejet e vërtetë se pa ndryshuar rrugë, ne rrezikojmë të kalojmë një periudhë shumë, shumë të vështirë, si banorë të një Planeti, ku 99% e popullsisë botërore është e varfër.









All the contents on this site are copyrighted ©.