2015-01-23 16:48:58

Kardinali Monsengwo: t’i jepet fund vrasjes së civilëve!


Tepër i lartë tensioni në Republikën Demokratike të Kongos pas manifestimit kundërqeveritar, këto ditë, në Kinshasa, që po mbytet në gjak nga policia. Bilanci, mbi 40 të vrarë. Popullsia doli rrugëve të kryeqytetit në protestë kundër përpjekjeve për reformimin e ligjit elektoral, në mënyrë që presidenti Kabila, në pushtet që nga viti 2001, të mund të rizgjidhet për një mandat të ri. Dramatike, thirrja e kardinalit Laurent Monsengwo Pasinya, kryeipeshkëv i Kinshasës: “T’i jepet fund vrasjes së popullsisë!”:

Përgjigje: - Mesazhi im ka tre elemente kryesore: “Të marrë fund rrethimi i Kinshasës, prej nga nuk mund të dalë askush; njerëzit të shkojnë lirisht në shkolla e në punë, pa frikë se do t’i qëllojë policia. Bëj thirrje me forcë: t’i jepet fund vrasjes së popullsisë! Mjaft më me vrasjen e popullit, që ka ngritur krye! Mos guxoni të shkelni mbi hirin e qytetarëve tuaj!
Së dyti, kujtoj se populli u rebelua sepse po bëhen përpjekje të ndryshohet ligji dhe procesi elektoral, që presidenti të sundojë deri më 2017 e, mundësisht, edhe më tej. E ne themi : “Mjaft më!”.
Së treti, mediat të jenë të lira e të mos detyrohen t’u mbajnë ison mediave zyrtare, që janë në favor të njerëzve në pushtet.








All the contents on this site are copyrighted ©.