2015-01-23 16:48:33

India: raporti 2014 mbi persekutimet kundër të krishterëve


Gjatë vitit 2014 në Indi u mbytën 5 të krishterë, ndërmjet të cilëve një fëmijë, vetëm nga urrejtja për fenë. Me ta, u kërcënuan, u rrahën e u plagosen më se 300 meshtarë, Pastorë e liderë të bashkësive të krishtera. Ndërmjet viktimave të dhunës, edhe 2.000 gra e fëmijë të krishterë. Autorët janë grupe fanatike hinduiste.
Dhamë vetëm disa shifra, që mjaftojnë për të skicuar kuadrin e dhunës mbi të krishterët indianë gjatë vitit 2014, pasqyruar në “2014Persecution Report”, botuar nga organizata “Forumi katolik shekullar” (Csf), falë burimeve, dokumenteve e dëshmive, mbledhur nga rrjeti i organizatave të krishtera indiane. Këto të dhëna janë vetëm të pjesshme.
Sipas Raportit, paraqitur në Bombei e rimarrë nga agjencia Fides, shteti indian më në rrezik është Chhattisgarh, ndërsa në të gjithë Indinë vërtetohet së paku një aksident i kësaj natyre ditë për ditë. Brenda vitit, 7 mijë raste, ndër të cilat, 1.600 gra, 500 fëmijë e pesë të vrarë
Në Indi vërehet rritja e vazhdueshme e fanatizmit hinduist, në bashkëpunim edhe me institucionet.
Të krishterët e vrarë
Ndërmjet pesë të vdekurve, kujtohet një fëmijë 11 vjeç, Govind Kuram Korram, rrëmbyer e lënë të vdesë nga uria prej të unxhit, që i kundërvihej familjes së fëmijës, sepse e kthyer në krishterim. Një pastor u ther me thikë, një laik u vra, sepse nuk pranoi të mohojë kristianizmin, duke u kthyer në hinduizëm, ndërsa bashkëshortët Dominik (45 vjeç) e Kristina (35) Bhutia, të kthyer nga budizmi në krishterim, u mbytën para syve të vajzës së tyre 12 vjeçare.








All the contents on this site are copyrighted ©.