2015-01-21 14:36:01

Papa përkrah Marrshimin për jetën në Paris


Marrshimi për jetën, që u zhvillua sot(e dielë) në Paris, u përkrah edhe nga Papa Françesku, i cili, që të mërkurën, u çoi organizatorëve një mesazh, përmes nuncit apostolik të vendit, imzot Luigi Ventura.
“Duke iu referuar fjalës për anëtarët e Shoqatës së mjekëve katolikë italianë, pritur në audiencë më 17 nëntorin e kaluar – shkruhet në mesazh – Ati i Shenjtë kujton se ‘jeta njerëzore është gjithnjë e shenjtë, e vlefshme dhe e padhunueshme, e si e tillë duhet dashur, mbrojtur e kujdesur’. Përtej manifestimit të ligjshëm në favor të jetës, Ati i Shenjtë i inkurajon pjesëmarrësit në Marrshimin për jetën të veprojnë pa u lodhur për ndërtimin e qytetërimit të dashurisë e të kulturës së jetës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.