2015-01-21 12:40:54

Françesku: të krishterët të bashkuar nga dashuria vëllazërore dhe angazhimi për paqen


Të krishterët të angazhuar për pajtimin
Gjatë audiencës së përgjithshme, në përshëndetjet e ndryshme, Papa kujtoi se është në vijim Java e Lutjes për bashkimin e të krishterëve, duke iu lutur Zotit t’i përforcojë gjithë të pagëzuarit në besnikërinë ndaj mesazhit ungjillor e në angazhimin e përbashkët për pajtim e paqe.
Të thellohet dialogu ndërmjet kishave të ndryshme
Java ka si moto kërkesën që i bëri Jezusi Samaritanes: “Më jep të pi!” (Gjn 4,7). “Kundrimi kësaj skene ungjillore, tha Papa, duhet të jetë rast për t’i njohur më mirë Kishat motra, për të thelluar dialogun, lutjen e përbashkët dhe bashkimin e plotë të dëshmitarëve të Krishtit.
Dialogu i dashurisë së krishterë
Duke kërkuar, pastaj, solidaritet shpirtëror e material në favor të popullsive të sprovuara dhimbshëm të Sri Lankës e Filipineve, vërejti: “Kjo bën pjesë në ‘dialogun e dashurisë së krishterë’, që synon t’i bashkojë gjithë bijtë e Hyjit, siç na e kujton këtë javë Tetëditshi i Lutjes për unitetin e të krishterëve.
Të reflektohet për përkatësinë ndaj Krishtit e Kishës
Së fundi, një mendim i posaçëm drejtuar të rinjve, të sëmurëve e të sapomartuarve: “Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve, që po e kremtojmë, na krijon mundësitë të reflektojmë për përkatësinë ndaj Krishtit e Kishës.
Të dashur të rinj, lutuni që gjithë të krishterët të jenë një familje e vetme;
të dashur të sëmurë, ofrojini vuajtjet tuaja për kauzën e unitetit të Kishës;
e ju, të dashur bashkëshortë të rinj, duajeni njëri-tjetrin, ashtu si e do Zoti njerëzimin!









All the contents on this site are copyrighted ©.