2015-01-20 12:34:28

Mbledhje e BE-së për terrorizmin: bankë të dhënash për udhëtarët e avionëve


Evropa përpiqet t’i japë një përgjigje të përbashkët kërcënimit terrorist. Në Këshillin e Ministrave, që u mbajt dje në Bruksel, u diskutua për statistikat e udhëtarëve, që lëvizin me avion, si edhe për bashkëpunimin me vendet arabe. Ndërkaq, në shumë vende myslimane, nuk ndalen protestat për karikaturat e reja satirike, publikuar nga Charlie Hebdo.
Nga takimi i djeshëm i ministrave të jashtëm evropianë, doli kërkesa për të zhbllokuar direktivën mbi krijimin e një banke me të dhënat e pasagjerëve, ndërsa javët e ardhshme do të nisin “projekte specifike” bashkëpunimi me vende si Egjipti, Jemeni, Algjeria, vendet e Gjirit Persik dhe Turqia. Në takim ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Nabil El Araby. U vu në dukje se në Evropë ndodhen aktualisht 3-5 mijë luftëtarë të huaj, xhihadistë, që mund të hyjnë në veprim nga çasti në çast.
Mdërkaq, në vendet myslimane vazhdojnë protestat kundër karikaturave të së përjavshmes “Charlie Hebdo”. Në Niger u shpallën tri ditë zie kombëtare, pasi gjatë protestave, u vranë së paku 10 vetë dhe u dogjën 45 kisha. Protesta nëpër sheshe edhe në Afganistan, Pakistan e Iran. Një det me njerëz në Grozni të Çeçenisë, ku vlerësohet se në favor të profetit Muhamet kanë manifestuar rreth një milion vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.