2015-01-19 19:00:49

Papa në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe për t’u lutur, pas shtegtimit në Azi


Siç është bërë tashmë traditë, Papa Françesku u ndalua në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, sapo u kthye nga shtegtimi në Azi, të cilin në prag të nisjes ia pati porositur Nënës së Krishtit. Ishte vizitë falënderimi, mirënjohjeje. Françesku u gjunjëzua, si zakonisht, pranë ikonës së Zojës “Shpëtimi i Popujve Romakë”, një nga figuret më të lashta e më të nderuara në Romë, para së cilës nisi të lutej, sapo u zgjodh në fronin e Shën Pjetrit, duke ia besuar papninë.
Avioni me të cilin kthehej Papa nga Azia, preku tokën e aeroportit romak të Ciampinos rreth orës 17. 40, duke kryer një shtegtim të gjatë, nisur në Manila rreth orës 10.12 (3.12 me orën evropiane). 15 orë fluturimi mbi Azi e Evropë. Përfundoi, kështu, një shtegtim, që preku mbarë botën, nisur të hënën e kaluar në Sri Lanka e përfunduar në Filipine, deri në këto çaste, kur Papa është kthyer shëndosh e mirë në Vatikan, gati për shtegtime të reja…







All the contents on this site are copyrighted ©.