2015-01-18 13:23:43

Papa takohet me babain e vullnetares, që humbi jetën në Takloban


Papa Françesku e hapi takimin me të rinjtë e Filipineve – mëse 30 mijë vetë, mbledhur në kopshtet e Universitetit të Shën Tomës, në Manila – me një lajm të trishtuar, ndodhur dje gjatë meshës në Takloban:RealAudioMP3
“Dje, kur po fillonte mesha, një pjesë e skelës ra dhe goditi një vajzë të re, që po punonte e që vdiq. Emri i Saj është Kristel. Punonte si vullnetare në organizimin e meshës, ishte 27 vjeç. Ishte e re si ju. Punonte për një shoqatë, që quhet ‘Catholic Reliefe Services’, ishte vullnetare. Dua që ju të gjithë, bashkëmoshatarët e saj, të mbani një minut heshtje… Lutemi edhe për nënën e babain e saj. Ishte vajzë e vetme”.
Pasi u kthye në nunciaturë, pas meshës me rininë në stadiumin e kryeqytetit filipinas, rreth orës 12.00, Papa Françesku u takua me të atin e vullnetares, i cili shoqërohej nga një kushëri. Sipas lajmeve të drejtorit të Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi, biseda zgjati 20 minuta, qe mallëngjyese e pati si përkthyes kardinalin filipinas Tagle. Në tryezë, dy fotografi të bukura të vajzës, njëra aktuale e tjetra, kur ishte e vogël, së bashku me prindërit. I ati tha se ngushëllohej disi, kur mendonte se e bija kishte përgatitur takimin e Taklobanit me Papën. U bënë përpjekje për t’i telefonuar së ëmës në Hong Kong, por pa rezultat. Nëna e Kristelit mbërrin nesër në Manila.







All the contents on this site are copyrighted ©.