2015-01-16 16:41:12

Shenjtorët e Javës


Shenjtorët e Javës sipas kalendarit kishtar
E diel më18 janar, Kisha kremton të dielën e 2-të gjatë vitit kishtar, e po më
18 janar, kalendari përkujton shën Priskës, themeluese e kishës romake me të njëjtin emër në Aventin të Romës.
Liturgjia e kësaj së diele na flet për fillimin e shenjave të bëra nga Jezusi, duke u nisur nga dasma e Kanës së Galilesë me shenjën e parë, atë të shndërrimit të ujit në verë. Kjo shenjë e parë bërë nga Krishti, vera, shpreh dashurinë besnike të Hyjit për njeriun, ndërsa uji, tregon njerëzimin që kërkon shndërrimin e shpëtimin. Këtë të diele kremtohet Dita e lutjes për bashkimin e të krishterëve
Sot fillon Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve, që do të vijojë deri më 25 janarin e ardhshëm. Kisha na fton të gjithëve të lutemi e të punojmë për këtë qëllim.
Të hënën më 19 janar,

kalendari kujton Shën Gjermanikun, martir i Filadelfies, Shën Gjonin, ipeshkëv i Ravenës, Shenjtorët Mario, Marta, Audifaci e Abaku martirë..
Të martën më 20 janar,
kalendari kujton Shën Fabianin, papë e martir e shën Sebastianin, martir.
Të mërkurën më 21 janar,
kalendari kujton Shën Anjezën, virgjër e martire.
Të enjten më 22 janar,
kalendari kujton Shën Vinçencin, diakon spanjoll e martir, Shën Vinçenc Palotin, meshtar, themelues i Shoqërisë së Apostullimit Katolik e Shën Anastazin, murg e martir.
Të premten më 23 janar
nga kalendari kujtohen Shën
Emerencianen, martire romake e Shën Hildefonsin, ipeshkëv i Toledos.
Të shtunën më 24 janar, kalendarit kujton Shën Françeskun e Sales, ipeshkëv i Gjenevës dhe doktor i Kishës, themelues i Urdhrit të Vizitacionit, pajtor i shtypit katolik.
Të dielën e ardhshme më 25 janar. Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 3-të gjatë vitit kishtar. Gjithnjë më 25 janar kalendari kujton edhe festën e Kthimit të Shën Palit Apostull në fenë e Jezu Krishtit, që na kujton se Ai, Shpëtimtari i njerëzimit u ngjall, duke e shndërruar vdekjen në jetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.