2015-01-16 13:49:38

Atë Nicolàs, Eprori përgjithshëm i jezuitëve për vizitë në Azi


Në të njëjtën kohë me Papa Françeskun, jezuit, në Azi, më 13 janar, nisi vizita e një jezuiti tjetër, ajo e Eprorit të përgjithshëm të rregulltarëve Jezuitë, Atë Adolfo Nicolàs, i cili për katër ditë viziton Provincën e jezuitëve në Kinë. Vizita filloi në Hong Kong më 13 e 14 janar, ku atë Nicolàs takoi jezuitët e Hong Kongut e Makaos, së bashku me bashkëpunëtorët, kryeipeshkvin e Nuncin Apostolik. Dje, Eprori i përgjithshëm i jezuitëve ishte në Tajpéi, Tajvan.
Etapa e ardhshme e vizitës është në Vietnam me rastin e katërqind vjetorit të arritjes së Jezuitëve në këtë Vend.
Nesër, më 17 deri më 25 janar Kreu i jezuitëve do të jetë në Ho Chi Minh City, në Vietnam, ku në dy ditët e para do të marrë pjesë në mbylljen e ceremonive të 400 vjetorit të arritjes së jezuitëve në Vend, do t’i pranojë kushtet rregulltare të një grupi të jezuitëve të rinj vietnamezë e do të bashkërkremtojë Meshën e mbylljes së jubileut të përmendur.
Nga 19 deri më 24 janar mbahet Asambleja e Eprorëve të Mëdhenj të Konferencës së Azisë e Paqësorit (JCAP). Ndër temat më të rëndësishme që diskutohen gjatë kësaj Asambleje, do të jenë shqyrtimi i Planit Apostolik i Konferencës për pjesë vitet e ardhshme dhe përgatitja e Kongregacionit (Mbledhjes) së Përgjithshme të 36-të e urdhrit të jezuitëve që do të mbahet në Romë në vitin 2016.







All the contents on this site are copyrighted ©.