2015-01-15 12:49:32

Imzot Avgustini: ta ruajmë si sytë e ballit harmoninë ndërfetare tek ne


Ta ruajmë harmoninë ndërfetare tek ne si vlerë të çmueshme për mbarë vendin. Kështu pohon mes tjerash, ipeshkvi katolik i Sapës, imzot Lucjan Avgustini, i cili në emër të Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, me festë të kryeministrit Rama, të dielën e kaluar mori pjesë në manifestimin kundër dhunës e terrorit që u mbajt në Paris, pas atentateve tragjike. Së bashku me përfaqësuesit e komuniteteve tjera fetare të Shqipërisë, imzot Avgustini deshi të dëshmonte vlerën e bashkëjetesës e të harmonisë fetare ndër shqiptarë dhe të denonconte keqpërdorimin e fesë e të emrit të Zotit për dhunë e vrasje. Më tepër të dëgjojmë bisedën e dom David Gjugjës me ipeshkvin shqiptar imzot Avgustini në mikrofonin e Radio Vatikanit...........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.