2015-01-14 11:47:51

Më 14 janar kalendari kujton Shën Makrinën, e Vjetra


Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Marikën – e cila për t’u dalluar nga një shenjte tjetër, e re, me të njëjtin emër, quhet “ e Vjetra”.
Shën Gregori i Nisës, kur shkruan jetën e motrës së tij, Markrinës së Re, shpjegon se asaj iu ngjit ky emër për nder të nanbabes së saj, Makrinës, nxënëse besnike e Shën Gregorit Mrekullbërës, ipeshkëv i Cezaresë së Re.
Gjyshja e shenjtë pati një ndikim të fuqishëm mbi mbesën në moshën e rinisë dhe qe edukatorja e saj e parë shpirtërore. Vetëm kaq dimë për Makrinën. Por ndonëse nuk njohim asnjë burim hagjiografik që flet për të, Shenjtja përshihet në Martirologun Romak, i cili e vendos përkujtimin e saj më 14 janar.







All the contents on this site are copyrighted ©.