2015-01-14 17:09:00

Jozef Vaz, shenjti ri i Sri Lankës


Para mase gjysmë milionë besimtarësh Papa Françesku shpalli priftin oratorian Jozef Vaz të parin shenjtë të Sri Lankës. Adhuruesit e vërtetë të Zotit nuk bartin urrejtje e dhunë, por respektojnë jetën e dinjitetin e tjetrit.
Jozef Vaz (1651-1711) lindi në zonën e Goas, në Indi, nga prindër portugezë. Ndoqi rrugën meshtarake në Oratorin e Shën Filip Nerit. Si mori vesh se në ishullin e Ceilonit (Sri Lanka e sotme) nën sundimin kolonialist holandez, katolikët nuk kishin priftërinj prej dhjetëra vjetësh, u nis e shkoi atje fshehurazi, si punëtor lypës(1686). Si arriti t’i bishtnojë ndjekjes së holandezëve, iu kushtua kërkimit të katolikëve duke punuar shpesh natën. Vijuan ta përndjekin. U përpoq të shpëtonte, duke kërkuar strehë në mbretërinë budiste të Kandy, në brendi të ishullit, por nuk mundi t’u shpëtojë gjatë prangave. U burgos e u lirua vetëm pas disa vitesh (1696), duke fituar edhe të drejtën ta predikonte Ungjillin. Iu kushtua deri në vdekje apostullimit ndërmjet katolikëve të mbretërisë së Kandy-t e, si klandestin, edhe të territoreve nën kontrollin e hollandezëve. Së bashku me një sivëlla, përktheu tekstet më të rëndësishme kristiane në gjuhën singaleze e vdiq në Kandy, më 16 janar 1711.







All the contents on this site are copyrighted ©.