2015-01-13 13:12:41

Sri Lanka: Presidenti i Republikës


Deri pak ditë më parë, President i Republikës ishte zoti Mahinda Rajapaksa (Percy Mahendra Rajapaksa), i lindur më 1945; i diplomuar në Drejtësi. Zuri vendin e babait si parlamentar(1970), për të milituar si udhëheqës socialist e anëtar i Partisë United People’s Freedom Alliance; Ministër i Punës më 1994, i Peshkimit dhe Burimeve ujore më 1997; Kryeministër (2000-2005); President i Republikës, më 2005, i rizgjedhur më 2010. Është i martuar me zonjën Shiranthi Rajapaksa me të cilën ka tre fëmijë. U prit dy herë në Vatikan: nga Papa Benedikti XVI (8 qershor 2012) dhe nga Papa Françesku (3 tetor 2014).Mandati presidencial zgjat gjashtë vjet, por për presidentin dorëheqës, pas zgjedhjeve të reja presidenciale, përfundoi më 8 janar 2015. Presideti i ri i Republikës është Mithripala Sirisena.







All the contents on this site are copyrighted ©.