2015-01-13 13:07:43

Qendra e Kongreseve BMICH në Kolombo


Qendra e Kongreseve BMICH (Bandaranaike Memorial International Conference Hall), me emrin e kryeministrit të parë të Sri Lankës (1956-59), u ndërtua ndërmjet viteve 1970-1973 si dhuratë nga Republika Popullore e Kinës. Kompleksi ngrihet në zonën “Cinnamon Gardens” e, përveç qendrës së kongreseve, ka edhe një hapësirë për ekspozitat, një hotel, një bankë, një bibliotekë dhe një institut studimesh. Ndër ngjarjet e fundit ndërkombëtare organizuar në BMICH, është takimi i rangut të lartë i Komonuelthit (2013) dhe Konferenca Botërore e për Rininë (2014). Qendra është ent publik dhe këshilli i saj administrues udhëhiqet nga Presidenti i Republikës.







All the contents on this site are copyrighted ©.