2015-01-13 17:14:33

Prof. Ardian Ndreca: Papa përmend shembullin e harmonisë fetare në Shqipëri para Trupit Diplomatik në Vatikan.


Në fjalimin e tij drejtuar Trupit Diplomatik, Papa Françesku mes tjerash pohon: “Fundamentalizmi refuzon Zotin. Liderët myslimanë ta dënojnë çdo lloj interpretimi fundmentalist e ekstremist të fesë". Kështu Papa Françesku, në takimin e djeshëm në Vatikan me Trupin Diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë, përmendi shembullin e mirë të bashkëjetesës e harmonisë fetare në Shqipëri dhe foli për marrëdhëniet e ndërlikuara ndërmjet fesë e terrorizmit, e tha se “fundamentalizmi fetar është pa Zot”. Fjalë që pas atentateve të Parisit e masakrave në Nigeri, ofrojnë edhe një reflektim shoqëror e teologjik të rëndësishëm. Papa Bergoglio u ndal te vatrat kryesore të krizës ndërkombëtare e te kauzat që burojnë nga kultura e përjashtimit, nga kultura e refuzimit, që shkakton ndeshje e konflikte, ndërsa mikpritja është udhë e vetme që sjell paqe e mirëkuptim. Papa uroj që “liderët fetar, politik e intelektual, posaçërisht ata myslimanë, të dënojnë çdo interpretim fundamentalist e ekstremist të fesë, që justifikon aktet e dhunshme”. Në komentin e tij mbi fjalimin e Atit të Shenjtë Bergoglio drejtuar Trupit Diplomatik pranë Vatikanit, i Ngarkuarin me punë i Republikës së Shqipërisë pranë Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan, prof. Ardian Ndreca flet për rolin e shumëfishtë të bashkësive fetare dhe të Shtetit Shqiptar në luftimin e terrorizimit. Sipas tij, “në Shqipëri pa asnjë hezitim, të gjitha komunitetet fetare e dënojnë terrorizmin”, po më tepër të dëgjojmë intervistën e dom David Gjugjës me prof. Ardian Ndreca.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.