2015-01-12 13:58:45

Sri Lanka


Ish koloni britanike, e pavaraur nga 4 shkurti 1948, në kuadrin e Komonuelthit, Ceiloni u shpall Republikë më 22 maj 1972, me emrin Sri Lanka. Nga viti 1975 nisi të thellohej konflikti ndërmjet shumicës singaleze(budiste) dhe pakicës (tamil) hinduiste e kristiane), në gjirin e së cilës u organizua guerrilja e Tigrave tamil për çlirimin e Eelam(LTTE, emri tamil i ishullit), në luftë për pavarësinë e provincave veriore. Më 2002 u nënshkrua armëpushimi, por bisedimet e mëtejshme për paqen, çuar përpara me ndërmjetësimin e qeverisë norvegjeze, nuk patën rezultat pozitiv. Më 2008 qeveria i dha fund armëpushimit dhe nisi sulmin kundër zonave të kontrolluara nga rebelët, duke i shpartalluar në maj 2009. Fundi i konfliktit nuk i zgjidhi problemet e pakicës tamil. Ndërmjet nyjave ende të pazgjidhura mbetet njohja e përgjegjësive për krimet e luftës gjatë viteve 2002-2019; çështja e të zhdukurve, lirimi i të burgosurve politikë; rikthimi i tokave të konfiskuara e problemi i shkeljes së të drejtave të njeriut, që vijon ende në ishullin aziatik.
Sipërfaqja: 21.151.000 kmk. Arkipelag, ishulli më i madh i të cilit është Ceiloni (65.268 kmk) me ishujt e tjerë: Mannar(126kmk), Velanai(64kmk), Neduntivu(47 kmk), etj.
Popullsia: 21.151.000 (2013); singalezë(75%), tamil (15%), arapë(9%).
Dendësia: 322 banorë/kmk
Gjuha: Singaleze, tamil( që të dyja, zyrtare), angleze.
Feja: budistë(70%); hinduistë(13%); myslimanë(10%); katolikë(7%).
Njësia Monetare: Rupia e Sri Lankës (LKR); 1 € =160 LKR; 100 LKR=062 €
P.I.L. (Prodhimi i Brendshëm Brut) për frymë: $ (US): 5.700 (2011); Italia: 30.900$ (US)







All the contents on this site are copyrighted ©.