2015-01-12 13:15:42

Parisi e bota kundër terrorizimit


“Nuk na keni ndryshuar, nuk do të na ndryshoni kurrë”. “Nuk vritet në emër të Zotit”. Në Paris e në qytete të ndryshme Francës por edhe të Vendeve tjera, turma oqeanike qytetarësh kundërshtojnë dhunën e terrorit dhe nderojnë viktimat. Tragjedia e ditëve të kaluar ka bashkuar Evropën e botën kundër terrorit e dhunës. Liderët botëror dorë përdore e buzëqeshja e fëmijëve. Nga manifestimi djeshëm i Parisit përshtypja ishte ajo e një feste, festa e çlirimit nga terrori. Nëpër udhë e sheshe marshonin qytetarë të të gjitha etnive e feve, si përgjigje e Perëndimit kundër ndeshjes mes qytetërimeve, provokuar nga terrorizimi.
Franca nuk ka frikë: kjo është përgjigja që dha të dielën korteu i Parisit, hapur nga Francois Hollande e nga mase pesëdhjetë liderët e botës, që dorë përdore, manifestuan në Paris së bashku me miliona qytetarë në kryeqytetin francez e në shumë qytete tjera të Vendit, në marshimin historik kundër terrorizimit. 48 orë nga epilogu i ofensivës jihadiste që shkaktoi 17 të vdekur, përgjigjja korale e madhështore, mobilizimi më i madh në historinë e Francës me 3,7 milionë njerëz në sheshe, siç njofton ministria e brendshme franceze. Përshtypja është se numri i pjesëmarrësve ishte shumë më i madh, së paku dy milion persona marshuan vetëm në kryeqytet, ma shumë se ata që përshëndeten trupat aleate në mbarimin e luftës së Dytë botërore. E pastaj 300.000 në Lion, 110.000 në Grendoble, 50.000 në Nancy, 45.000 në Metz e Strasburg.
Dita e gjatë e marshimit për t’i thënë në mënyrë të vendosur e të prerë “jo” dhunës e terrorizmit përfundoi pak pas orës 21, kur lumi i turmës së njerëzve u shpendra pa asnjë aksident. Imazhi simbol i mobilizimit kundër lapsave të thyer të Charlie Hebdo do të mbetet ai në linje të parë i liderëve botëror që hapen korteun parisian të kapur dorë përdore, të bashkuar përtej çdo dallimi e përkatësie: Hollande e paraardhësi Sarkozy, palestinezi Abu Mazen e izraeliani Benjamin Netanyahu, presidenti ukrainas, Poroshenko e ministri jashtëm rus, Lavror, mbreti Abdallah II i Jordanisë me mbretëreshën Rania e kryeministrat Cameron, Rajoy, Renzi, kancellarja Merkel, përfaqësues të qeverive të Shqipërisë e të Kosovës e shumë të tjerë, që të gjithë kundër armikut të përbashkët: dhunës së terrorizimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.